Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar.

Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë, pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte.

Ata kanë pasur shpesh kontradikta tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka pasur kontradikta të vazhdueshme dhe policia ka qenë shpesh e pranishme.

Trupi i 56 -vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore.

Viktima kishte dy vajza, njëra prej të cilave jetonte jashtë vendit.

Top Channel