
I dërguari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz ka shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Francës, ku thuhet se ky shtet shpreson në lirimin e Igor Popoviq, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Sebisë.
“Franca përsërit mbështetjen e saj për ndërmjetësimin evropian në favor të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo kërkon që negociatorët dhe ekipet e tyre të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm dhe të sigurt brenda të dy vendeve. Shpreson që zëvendësnegociatori serb, z. Igor Popoviç, të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.
Tutje u bëhet thirrje palëve të përmbahen nga veprime që mund të pengojnë dialogun.
“Franca u kërkon të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të dëmtojë rifillimin e dialogut. Franca mirëpret përpjekjet e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në këtë drejtim”, përfundon deklarata.
Top Channel