Shiti dy herë apartamentin/ Bie në pranga 48-vjeçari, shpallet në kërkim noterja
24/07/2025 10:15
Dy persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve për mashtrim në Tiranë.
Në pranga ra Marjo Qose, 31 vjeç, pasi për më shumë se një vit, i ka marrë një 34-vjeçari, 75 000 euro, duke e mashtruar se do të blinte për llogari të tij, 1 apartament;
Nani Kolovani, 48 vjeç, pasi ka shitur 2 herë, apartamentin e tij. Në vijim të hetimeve për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim noterja që dyshohet se ka përpiluar 2 herë kontrata për shitjen e këtij apartamenti, shtetasja Majlinda Demollari, 57 vjeçe.
Top Channel