Përballje në Gjirin Persik/ Helikopteri iranian i pret rrugën anijes luftarake amerikane

24/07/2025 07:14

Një helikopter i marinës iraniane ka hasur  anijen luftarake amerikane, USS Fitzgerald, në Detin e Omanit.

Ajo i ka dërguar sinjale paralajmëruese dhe në fund ka detyruar anijen amerikane të ndryshojë kurs drejt jugut.

Sipas një njoftimi nga ushtria iraniane, anija luftarake amerikane iu afrua ujërave që janë nën mbikëqyrjen e Iranit, çka shkaktoi një reagim të shpejtë nga helikopteri i Regjionit të Tretë Detar të marinës iraniane (NEDAJA).

Helikopteri qëndroi mbi shkatërruesin dhe përmes radios dërgoi një mesazh të qartë që të largohej nga ujërat nën kontrollin iranian.

Gjatë kësaj situate tensionuese, ekuipazhi i USS Fitzgerald kërcënoi se do të hapte zjarr ndaj helikopterit nëse ai qëndronte pranë.

Në atë moment ndërhyri Komanda e Mbrojtjes Ajrore të ushtrisë iraniane, duke shpallur helikopterin si plotësisht të mbrojtur nën kontrollin e tyre dhe urdhëroi shkatërruesin amerikan të ndryshonte kurs.
Sipas të njëjtit njoftim, USS Fitzgerald i bindej urdhrit dhe lëvizi në drejtim të jugut, duke u larguar nga zona e diskutueshme.

Ushtria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për këtë incident, i cili ndodhi në mes të tensioneve të shtuara në Gjirin Persik pas luftës së fundit izraelite kundër Iranit.

Forcat detare iraniane dhe amerikane kanë një histori të gjatë përballjesh në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe ngushticën e Hormuzit që nga vitet 1980.

Në vitin 2019, Irani rrëzoi një dron amerikan RQ-4A Global Hawk afër ngushticës së Hormuzit për shkelje të hapësirës ajrore.

Marina iraniane shpesh zhvillon ushtrime të mëdha ushtarake në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke demonstruar aftësitë e saj dhe duke dërguar një mesazh paralajmërues ndaj forcave të huaja.

Top Channel