Pallati i Kongreseve i kalon nën përgjegjësi qeverisë, këshilltarët e PD votojnë kundër: Kemi dyshime për ndërtim kullash

24/07/2025 20:32

Me votat e socialistëve, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e të enjtes kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni.

Miratimi i këtyre vendimeve u shoqërua nga debate, pasi u kundërshtua nga këshilltarët opozitarë, që hodhën dyshime për ndërtimin e një kulle të re, gjë që u mohua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani.

Debati mes Ristanit dhe Alimehmetit vijoi, pasi ky i fundit insistoi në dyshimin për kulla.

Nga ana e saj, kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani, sqaroi pse u miratua ky vendim.

Këshilltarët e opozitës kërkuan gjithashtu që të futej në rend të ditës edhe çështja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të cilin thanë se i duhej kërkuar Këshillit të Ministrave që ta shkarkonte.

 

Top Channel