“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjeçarja nga Fieri: Lekët…

25/07/2025 10:10

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier ku vajza vrau babanë dhe tentoi ta fshihte si ngjarje aksidentale.

Pas disa orëve në komisariat Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, e reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.

Top Channel