Tragjedi në Lagunën e Patokut! Dy 16-vjeçarë futen për t’u larë, njërin e merr rrjedha, tjetri transportohet në spital

24/07/2025 16:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kurbinin këtë mesdite, ku një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në lagunën e Patokut, ndërsa bashkëmoshatari i tij është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital.

Policia bën me dije se dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja.

Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel