Sot në orën 13:00 do të mbahet faza e radhës për garën për kreun e BKH-së.

Pas testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim dhe testit për arsyetimin logjik, 7 kandidatët do t’I nënshtrohen, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, testit të poligrafit në Akademinë e Sigurisë.

Testi i poligrafit do të pasohet nga intervista në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

I gjithë procesi i grarës për kren e BKH po ndiqet nga përfaqësues të BE dhe SHBA-së.

Top Channel