
Billy Joel ka folur për atësinë, duke thënë se gjithmonë e dinte se do të ishte një nga kapitujt më të mëdhenj të jetës së tij.
Muzikanti 76-vjeçar kishte një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin, Howard, dhe siç zbuloi për revistën PEOPLE, ai e dinte se kur të vinte radha e tij për t’u bërë prind, donte të ndiqte një rrugë krejtësisht të ndryshme. “Do të thotë shumë për mua, dhe mendoj se kjo ka të bëjë me faktin që nuk kisha baba. Pra, ishte shumë e rëndësishme për mua të bëhesha baba”, tha ai.
Joel ka një vajzë 39-vjeçare, Alexa Ray, nga martesa e tij me Christie Brinkley, dhe dy vajza të tjera – Della, 9 vjeçe, dhe Remy, 7 vjeçe – me gruan e tij Alexis, me të cilën u martua në vitin 2015. “I dua të gjitha vajzat e mia. Dhe, për drejtësi poetike, kam pasur vetëm vajza, sigurisht. Por po e shijoj vërtet. Ka qenë diçka që e kam pritur gjithë jetën time – dhe ja ku jam”, tha ai.
Billy Joel Says He Was 'Looking Forward' to Fatherhood 'All My Life' After He 'Didn't Have a Dad' Growing Up (Exclusive) https://t.co/AOJzGYuJST
— People (@people) July 24, 2025
Seria e re dokumentare “Billy Joel: And So It Goes”, që do të shfaqet premierë më 25 korrik në HBO Max, tregon udhëtimin e Joel dhe se si ai u ndikua nga fakti që babai i tij e braktisi familjen kur ai ishte vetëm 8 vjeç. Joel u rrit me nënën e tij, Rosalind, dhe motrën e tij, Judy. Kur arriti të 20-at, ai filloi të kërkonte Howardin dhe përfundimisht e gjeti atë në Vjenë, ku jetonte me një familje të re.
“Do të doja që ai të kishte qenë krenar për mua… por ne kurrë nuk zhvilluam një marrëdhënie të fortë. Ishte frustruese ”, thotë ai në dokumentar. Regjisorja Susan Lacey vuri në dukje se shumë nga kërkimet e tij në jetë lidheshin me mungesën e babait të tij. “I thashë asaj: ‘E di çfarë? Mendoj se ke të drejtë. Po kërkoja babanë tim’” , rrëfeu Joel, duke folur për një udhëtim vetëzbulimi.
Artisti, fitues pesë herë i çmimit Grammy, foli gjithashtu për vendimin e tij për të pasur fëmijë në një moshë më të madhe, duke pranuar se fillimisht mendonte se ishte shumë i vjetër për t’u bërë përsëri baba. “Të kem këta fëmijë të vegjël në këtë kohë të jetës sime është një gëzim i vërtetë “, tha ai në dokumentar. “Kam kohë të jem me ta. Doja t’u jepja gjithçka që kishin nevojë nga unë, kështu që e mora shumë seriozisht dhe e mora atësinë shumë seriozisht “, përfundoi ai.
Top Channel