
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar me paralajmërimit për lirimin e hapësirave të plazheve publike në vend, që janë zënë nga pronarë biznesesh në mënyrë të paligjshme.
Rama ka postuar pamje nga një biznes në Gjirin e Lalzit, të cilit pas aksionit i janë hequr të gjitha shezlongët dhe çadrat e vendosura në vijën bregdetare.
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!
Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.
Top Channel