“Flet” me Ilnisa Agolli, ja çfarë e nervozon Dorina Memën: Kur duan të të bëjnë moral…

23/07/2025 09:04

Avokatja Dorina Mema ka zbuluar më tepër detaje për veten e saj, teksa ishte e ftuar në “Flet” me Ilnisa Agollin.

Ajo zbuloi se çfarë e nervozon më tepër, teksa tregoi edhe për gjërat që e nervozojnë më së shumti.

“Padrejtësia, dembelat, qylaxhinjtë më bëjnë me nerva. Kur duan të të bëjnë moral dhe të të drejtojnë… po flasim për nerv normal dhe njerëzor. Unë kam një nerv tjetër që ju nuk duhet ta shihni. Çdo njeri ka gjak, jemi njerëz.

Njeriu është ekspresivë dhe duhet ta bëjë atë, është njerëzore, të gjitha janë për njerëzit, por në vende të duhura dhe situata të duhura.Kafshët dhe fëmijët e vegjël i kam pikë të dobët, unë as nuk dua të postoj dhe nuk dua klikime. Ata kërkojnë mbrojtje. Unë pendohem kur i bërtas Irsit (vajza)”, tha Mema.

Top Channel