Don Xhoni ngacmon sërish Loredana Bratin në rrjete sociale, ndjekësit dyshojnë për një romancë mes tyre!

23/07/2025 09:59

Reperi i njohur Don Xhoni duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet kur bëhet fjalë për Loredana Bratin.

Ai ka lënë sërish një koment në videon e saj të fundit në “TikTok”, duke ndezur edhe një herë dyshimet për një afrimitet në rritje mes tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni shfaq interes publik ndaj Loredanës. Komenti i tij i mëparshëm kishte marrë vëmendje të madhe në rrjet, duke nxitur spekulime për një flirt të mundshëm mes tyre.

Kjo lëvizje e fundit po shihet nga ndjekësit si një përpjekje e qëllimshme për të rifituar vëmendjen, apo ndoshta edhe zemrën e influencueses së njohur.

Ndërkohë, fansat nuk kanë humbur kohë për të komentuar në mënyrë masive poshtë videos, me shumë prej tyre që i bëjnë thirrje çiftit të mundshëm ta bëjnë publike marrëdhënien, nëse ekziston një e tillë.

Të tjerë e shohin këtë si një lojë tipike “showbiz-i”, që i mban të gjithë sytë nga ta./ TAR

Top Channel