
Arjan Konomi, kandidat i listave të Lapajt, ka reaguar me një postim në Instagram pasi KQZ vendosi se mandati i fituar në zgjedhjet e 11 majit i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, do t’i shkojë kandidates së partisë Shqipëria Bëhet, Kleana Xhuveli.
Konomi tha se Xhuveli ka nga kontributet më të mëdha në të gjitha veprimtaritë e Shqipëria Bëhet dhe e përgëzoi dukë thënë se është një nga njerëzit më besnikë të saj.
Analisti nuk u kursye për kryetarin e “Nisma Thurje”, Endrit Shabanin si dhe kandidatin e saj që pretendonte mandatin, Zeqir Kordhonin.
“Kulisat dhe intrigat e prof Endri Maskarait dhe të dajos së tij Zeqir Kordhon Hajvani dështuan. Le të mbajnë tani turpin njerëzor dhe njollën e shoqërisë mbi vete”, u shpreh Konomi.
Postimi i plotë:
Urime Kleana Xhuveli !!!
Deputetja e zyrtarizuar nga KQZ për Kuvendin e ri.
Kleana është juriste, 26 vjeçare, një nga themelueset dhe veprimtaret më aktive të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.
Ka nga kontributet më të mëdha në lëvizjet e protestave, në të gjitha veprimtaritë e Lëvizjes. Energjike, e mençur, me një personalitet të veçantë, e dashur dhe e thjeshte ka qenë përhere në krah të Adriatikut dhe i ka dhënë shpirtin lëvizjes, duke qenë një nga njerëzit më besnikë të saj.
Nuk garoi në listat e hapura pasi ishte familjare e Adriatikut, por e meriton po njèlloj si Greta, Dorina, Edona etj.
Kulisat dhe intrigat e prof Endri Maskarait dhe te dajos së tij Zeqir Kordhon Hajvani dështuan. Le të mbajnë tani turpin njerëzor dhe njollën e shoqërisë mbi vete.
View this post on Instagram
Top Channel