Zjarri në Dukat/ Flakët rrezikojnë fshatin, u afrohen banesave, vijojnë punën dy avionët nga Greqia
22/07/2025 12:45
Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende.
Flakët u janë afruar banesave të fshatit Dukat.
Pishat dhe bredhat përfshihen nga flakët, ndërsa jo me shumë se 100 m janë shtëpitë që rrezikojnë të digjen.
Edhe zona e Llogorasë rrezikon, pasi flakët janë shumë afër pishave.
Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë.
Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë.
Top Channel