Shfaqet një tjetër vatër zjarri në Bulqizë, flakët e favorizuara nga erërat e forta rrezikojnë banesat e fshatit Softaçan

22/07/2025 15:28

Është shfaqur një tjetër vatër zjarri në Bulqizë.

Korrespodenti i Top Channel, Dëfrim Karaj raporton se vatra e zjarrit ka nisur në malin e fshatit Softaçan të njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, i cili sa vjen dhe afrohet më shumë me fshatin.

Flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Top Channel