
Nëna e Sharon Stone, Dorothy Marie Stone, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Aktorja i bëri homazh asaj në një postim që bëri të hënën, më 21 korrik, në llogarinë e saj personale në Instagram dhe zbuloi se ajo kishte ndërruar jetë në mars të këtij viti.
Në një postim prekës në Instagram, Sharon e përshkroi nënën si “argëtuese dhe komplekse”, duke shpërndarë një foto ku shfaqet duke qeshur pranë saj në një divan. Në nekrologjinë e publikuar në Montana Daily Inter Lake, Sharon dhe motra e vëllai i saj, Kelly dhe Michael, thanë se Dorothy vdiq “në paqe pranë familjes dhe miqve të ngushtë”.
Dorothy, e njohur me nofkën “Dot” nga miqtë, ishte e dashur për humorin e saj të madh, pasionin për muzikën, lojërat e makinat e fatit, kopshtarinë etj.
Pas lajmit të trishtë, shumë miq të njohur të Sharon, përfshirë aktoret Allison Janney, Viola Davis dhe Melanie Griffith, i shprehën ngushëllimet e tyre publike përmes Instagramit.
Top Channel