“Nuk na intereson se çfarë bëni”, Liam Gallegher ‘tallet’ me Coldplay pas videos virale: Mos u shqetësoni, s’kemi kamera në koncertet tona

22/07/2025 15:18

Këngëtari me famë botërore, Liam Galllagher është ‘tallur’ me Coldplay, pasi ditët e fundit u bë viral nga skandali në koncert.

Gjatë konceritt në Mançester të dielën, vokalisti i Oasis iu drejtua audiencës duke thënë ‘a kemi ndonjë dashnor sonte? Mos u shqetësoni, nuk kemi kamera të fshehura si Coldplay. Nuk na intereson se kë puthini, me kë ngatërroheni apo çfarë bëni. Nuk është puna jonë”.

Komenti i Gallagher erdhi disa ditë pas një incidenti në koncertin e Coldplay në stadiumin Gillette në Massachusetts më 16 korrik, kur një çift i kapur në një të ashtuquajtur “kamera puthjeje” reagoi në mënyrë të çuditshme. Pas skenës, Chris Martin komentoi publikisht se “ata ose po kanë një aferë të fshehtë ose janë thjesht të turpshëm “, duke shkaktuar një trazirë në internet.

Andy Byron, i cili ishte gjithashtu ylli i videos kontroverse, më vonë dha dorëheqjen si CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer pas trazirës që shkaktoi kur ai u filmua duke përqafuar menaxheren e burimeve njerëzore të kompanisë, Christine Cabot.

Videoja u bë virale në mediat sociale, duke zbuluar marrëdhënien e tyre të fshehtë. Që nga atëherë shumë ‘meme; dhe video ‘funny’ kanë pushtuar rrjetet sociale.

Top Channel