E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri Tre persona të shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike janë arrestuar këtë të martë në Korçë.
Sipas uniformave blu, secili prej të arrestuarve janë dënuar me mbi 7 vite burg. Ata dyshohen se janë pjesëtarë të grupeve kriminale.
Njoftimi:
Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Pjesëtarë të grupeve kriminale që shitnin doza të drogave të forta në qytetin e Korçës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock Down 2”.
Të arrestuarit, të dënuar secili me mbi 7 vjet burgim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, kapën dhe arrestuan shtetasit:
J. Xh., 29 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 10 muaj e 15 ditë;
P. K., 34 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 1 muaj e 16 ditë;
E. C., 35 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 8 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 4 muaj e 20 ditë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel