Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku

22/07/2025 14:10

Saimir Boshnjaku, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ende nuk dihet se kush do e zëvendësojë Boshnjakun, por gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se do të hapet gara për kreun e ri.

Mësohet se Boshnjaku ka deklaruar se dha dorëheqjen për arsye personale, pa komentuar detajet.

Top Channel