Gjendet i pajetë në shkallët e pallatit një 60-vjeçar në Korçë, trupi niset drejt morgut për ekspertizën mjekoligjore

22/07/2025 13:52
foto ilustruese

Një 60 vjeçar është gjetur i pajetë vetëm pak minuta më parë në lagjen afër spitalit të qytetit të Korçës.

Burime bëjnë me dije se 60 vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit. Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel