
Arsenali ka arritur një marrëveshje verbale me Sportingun për transferimin e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres.
Sportingu ka pranuar ofertën përfundimtare prej 63.5 milionë eurosh, plus 10 milionë euro në formë bonusesh. Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i lojtarit ka rënë dakord të ulë komisionin e tij, duke lehtësuar finalizimin e marrëveshjes.
Gyökeres do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me “Topçinjtë”, ndërsa ka qenë i vendosur që të transferohej vetëm te Arsenali, duke refuzuar çdo alternativë tjetër.
Me këtë lëvizje, Arsenali siguron një prej sulmuesve më të kërkuar të merkatos dhe forcon ndjeshëm repartin ofensiv për sezonin e ri.
Gyökeres ishte një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon, ku shënoi 54 gola në 52 paraqitje për Sporting Lisbon, një performancë rekord që përfshin 39 gola në ligë, 6 në Champions League dhe të tjerë në kupat portugeze. Ai gjithashtu regjistroi 13 asistime, duke arritur në total 67 kontribute direkte në gola
Top Channel