
Futbolli shqiptar ka marrë një lajm të mirë në arenën ndërkombëtare: të paktën një skuadër shqiptare do të jetë pjesë e një kompeticioni europian këtë sezon.
Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit, të cilat janë në garë në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Nëse nuk ia dalin të kalojnë kundërshtarët e tyre në këtë fazë, respektivisht Copenhagen për Dritën dhe FCSB për Shkëndijën, rrugët e tyre do të kryqëzohen në një duel të drejtpërdrejtë në turin e tretë të Ligës së Europës, ku shorti ka vendosur që të përballen me njëra-tjetrën.
Pikërisht aty qëndron edhe siguria: fituesi i këtij çifti, edhe nëse nuk kalon më tej në “play-off”-in e Ligës së Europës, ka të garantuar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, duke i dhënë kështu futbollit shqiptar përfaqësim në skenën e madhe europiane për sezonin 2024/2025.
Por, nëse njëra prej tyre, ose të dyja, kalojnë turin e dytë të Champions league, atëherë sigurojnë të paktën fazën finale “play-off” të Europa League, duke siguruar sërish automatikisht kualifikimin në fazën finale të Conference League.
Kjo situatë, përveç rëndësisë sportive, përbën një mundësi të artë për të dyja klubet në aspektin financiar dhe të imazhit.
E ndërsa ëndrra për të qenë në fazën e grupeve të Championsit mbetet ende e hapur, realiteti i tanishëm e siguron: Shkëndija ose Drita do të jenë pjesë e Europës deri në fund të vjeshtës.
Top Channel