Zemërim në koncertin e Jennifer Lopez, për lëvizjet në skenë të valltarëve që sugjeronin… seks.

Jennifer Lopez mahniti turmën në Cook Music Fest në Tenerife të shtunën, më 19 korrik, teksa simuloi pozicione seksuale me balerinët muskuloz.

Këngëtarja mahniti me një komplet me prerje të hapur ndërsa performonte me një balerinë pa bluzë në skenë, kur një tjetër e ngriti lart dhe ajo u ul mbi supet e tij, me legenin e saj shumë afër fytyrës së tij.

Në një skenë tjetër, Lopez u pa duke hipur mbi një balerinë ndërsa vendosi duart midis këmbëve të tij. Balerinët mbanin pantallona të zeza dhe korse të bardha.

Shikoni videon e paraqitjes së saj.

Paraqitjet e Lopez në koncertin e saj në Bilbao të Spanjës të mërkurën në mbrëmje lanë gjithashtu një përshtypje të madhe, duke mbledhur mijëra komente në rrjetet sociale. Ylli 55-vjeçar emocionoi publikun me zgjedhjet e saj stilistike, të cilat nxirrnin në pah figurën e saj.

Fillimisht, ajo u shfaq me një palë pantallona me bel të ulët dhe një bluzë të shkurtër. Më pas zgjodhi një kostum trupi prej lëkure me unaza dhe zinxhirë metalikë. Pamja e saj u kompletua me bikini në nuanca të arta dhe të zeza, të cilat ishin finalja e një mbrëmjeje shumë spektakolare.

Top Channel