
Ndalesa e Verë dhe Portokalle në juglindje të vendit është përmbyllur me qytetin e Bilishtit me një natë që rrallë përjetohet.
Pedonalja u mbush si asnjëherë më parë me njerëz që shijuan performancat njëra pas tjetrës.
Mijëra njerëz që e pritën çdo pjesë me ovacione, që kërcyen dhe kënduan njëzëri me artistët por që mbi të gjitha qeshën pafund.
Pjesëmarrja befasuese dhe dashuria e publikut solli për artistët emocione të shumta.
Për 5 mbrëmje radhazi turi i Verë dhe Portokalle u ndal qytet më qytet në juglindje të vendit për t’i dhuruar publikut netë verë të pakrahasueshme duke i mbajtur të mbërthyer këtë herë jo para ekranit por përballë një skene gjigande ku emocionet dhe përjetimet shumëfishohen.
Pas Bilishtit stacioni i radhës të spektaklit më të dashur të humorit do të jetë Shijaku.
Top Channel