Problemet e verës! Dhjetëra persona paraqiten për ndihmë në spitale me shqetësime shëndetësore

21/07/2025 12:26

Rreth 80 fëmijë paraqiten çdo dite në pediatrinë e Elbasanit me probleme gastroestinale.

Temperaturat e larta, frekuentimi i ambienteve të shumë-populluara dhe ushqimet jo të përshtatshme kanë bërë që të vegjlit të paraqesin shqetësime si diarre, të vjella dhe temperaturë.

Mjekët këshillojnë ushqime të shëndetshme dhe sa më shumë lëngje, evitimin e kontaktit me fëmijët të tjerë të sëmurë dhe kujdes të shtuar në plazhe.

Ndërkohë mjeket gjithashtu këshillojnë evitimin e orareve te pikut dhe mbrojtje nga dielli.

Top Channel