Disa bashki hapin aplikime për prurje të reja, Rama: Në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është konceptuar strukturë e re organizative për Tiranën

21/07/2025 17:57

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për aplikime në funksione të ndryshme drejtuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë me besim dhe kurajo, ndërsa theksoi se në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.

Reagimi i Ramës: 

Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre

APLIKONI me kurajo dhe besim

Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore

Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Top Channel