Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen
20/07/2025 13:36
Zjarri në malin e fshatit Dukat vijon të jetë aktiv.
Edhe pse gjatë ditës së sotme forcat e zjarrfikësve, FA, por dhe emergjencat kanë punuat për të izoluar flakët, zjarri është ende aktiv.
Helikopteri ka punuar rreth dy orë duke hedhur ujë në të gjithë gjatësinë e pyllit me pisha , por situata vijon të jetë e njëjte.
Ndërkohë që era që ka nisur në orët e mesditës rrezikon përhapjen e flakëve.
Terreni është i thyer dhe mjaft i vështirë , ndërkohë që flakët e zjarrit po shkojnë në drejtim të majës së malit të Dukatit, po ashtu zjarrfikësit po monitorojnë dhe përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë.
Top Channel