“Do një shok 20 ‘bukë’ në Holandë”/ Çfarë bëhej me trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, mosmarrëveshjet për pazarin sollën “përplasje” (Biseda) Edhe pse ka një ulje të lehtë të numrit të qytetarëve që presin në radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata mbetet ende problematike.
Radha nis që nga sheshi i hyrjes dhe shtrihet deri në doganën greke, ndërsa fluksi i madh i udhëtarëve vijon të përballet me vonesa të gjata.
Burime nga autoritetet kufitare bëjnë me dije se kjo ulje e lehtë e ritmit nuk vjen si pasojë e përmirësimit të procedurave të kalimit, por për shkak se shumë qytetarë, të informuar për situatën e rënduar nga mediat, po zgjedhin të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Kjo alternativë, ndonëse më e kushtueshme, ofron kohë më të shkurtër pritjeje. Radhët dhe vonesat vijojnë në Qafë-Botë për shkak të mënyrës së organizimit të punës në doganën greke, e cila operon vetëm me një sens qarkullimi në të njëjtën kohë ose hyrje, ose dalje çka sjell ndalesa të gjata për udhëtarët në të dy krahët e kufirit.
Për më tepër, pala greke operon vetëm me një sportel, në krahasim me sportele të palës shqiptare, që janë në funksion të dyanshëm.
Në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit dhe marrja e masave për lehtësimin e qarkullimit në këtë pikë kufitare, ndërsa fluksi pritet të rritet në ditët në vijim për shkak të kulmimit të sezonit veror.
Top Channel