
Spektakli i shumëpritur Verë dhe Portokalle u ndal për herë të parë në qytetin e Maliqit, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme që banorët nuk e kishin përjetuar më parë.
Nën ngjyrat e një skene madhëshrore dhe notat e humorit, trupa e aktorëve më të dashur të publikut solli një natë të paharrueshme plot energji dhe ndërveprim të ngrohtë me të pranishmit.
Artistët u bënë njësh me publikun, duke ofruar jo vetëm të qeshura, por edhe ndjesinë e afërsisë, sikur të ishin mes miqsh. Maliqi jo vetëm që i mirëpriti me entuziazëm, por edhe u bë pjesë aktive e shfaqjes, duke e kthyer këtë ndalesë në një kujtim të veçantë për artistët
Verë dhe Portokalle në këtë tur është ndalur jo vetëm në qytetet e mëdha por edhe në qytetet e vogla e plot shpirt duke dëshmuar se arti, humori dhe argëtimi u përkasin të gjithëve.
Top Channel