Vrasja e 20-vjeçarit që donte të martohej me të miturën, Gjykata e Shkodrës dënon Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisajn, si ndodhi ngjarja Tre persona kanë rënë në pranga pas sherrit të një dite më parë në Ksamil.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i lënduari është Albert Pashaj, pronar i “Euro Hotel Ksamil”, i cili është sulmuar me sende të forta brenda ambienteve të hotelit të tij. Si autor i dyshuar i dhunës identifikohet Agim Taraj, pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti për menaxhimin dhe vendosjen e çadrave në hapësirën përballë hotelit, pjesë e vijës bregdetare që shpeshherë është bërë burim mosmarrëveshjesh mes subjekteve private në zonat turistike të jugut.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti i përplasjes së dy biznesmenëve, ku dëgjohet: “Do ta shikosh o plehrë, o plehrë”.
Në pranga për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim ranë Agim Taraj, 43 vjeç, banues në Berat, S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.
Top Channel