
Një stërvitje e përbashkët shpëtimi dhe ndihme detare, e koduar me emrin CASAREX 2025, do të fillojë në Detin Kaspik të hënën, më 21 korrik dhe do të vazhdojë për tre ditë.
Stërvitja do të organizohet nga Flota Veriore e Marinës Iraniane nën temën “Së bashku për një Det Kaspik të Sigurt”.
Në stërvitje do të marrin pjesë ushtarë nga Marina Iraniane, Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Komanda e Zbatimit të Ligjit e Republikës Islamike të Iranit dhe Marina e Federatës Ruse. Do të marrin pjesë edhe vëzhgues nga shtete të ndryshme bregdetare të Detit Kaspik.
Siç raportohet nga Tasnimnews, stërvitja do të synojë rritjen e sigurisë detare dhe forcimin e bashkëpunimit midis forcave detare të vendeve të Kaspikut.
Top Channel