Foshnja lindi 6 javë para kohe dhe mbahej në jetë nga aparaturat, por gjen vdekjen pasi një 6-vjeçar e hodhi në dysheme

20/07/2025 18:31

Është zbuluar shkaku i vdekjes së të porsalindurit që humbi jetën në spital në Francë, teksa sipas mediave vendase shkak është bërë hedhja në dysheme e bebit nga një fëmijë 6 vjeç.

Foshnja pesë-ditëshe Zayneb-Cassandra u gjet e shtrirë pa ndjenja në dysheme pranë krevatit të saj me një dëmtim traumatik në tru në Spitalin e Fëmijëve Jeanne-de-Flandre në qytetin verior të Lille, Francë , të premten, më 11 korrik dhe ndërroi jetë nga plagët e marra të martën.

Zyra e prokurorit të Lille konfirmoi të premten se foshnja vdiq nga trauma ‘që konsiston në një rënie në dysheme’.

Një djalë që u gjet duke qëndruar në një karrige pranë saj besohet se e ka nxjerrë foshnjën e vogël nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme.

“Një fëmijë gjashtëvjeçar, anëtar i një familjeje tjetër, u pa pranë krevatit teksa foshnja ishte në dysheme”, konfirmuan gjithashtu prokurorët.

Policia nisi një hetim penal për tmerrin që ndodhi në repartin e Rainbow javën e kaluar, ndërsa dëshmitarët kanë pohuar se djali gjashtëvjeçar ishte lënë të lëvizte nëpër reparte pa mbikëqyrje.

Foshnja Zayneb, e cila lindi gjashtë javë para kohë, u arrit që të mbahej në jetë nga aparaturat, por gjeti vdekjen tragjikisht nga vogëlushi tjetër.

Top Channel