
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti ishte e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”.
Ajo rrëfeu detaje intime nga jeta e saj private, ndërsa përshkruan me emocion lidhjen me partnerin.
Laxarela Deti: Është sjellë shumë mirë me mua, 15 vjet dashuri, se di se çfarë djali është, kemi qenë në një dasmë në Kavajë, i thashë ore po martojmë tërë dynjanë, ne kur do të martohemi, avash avash tha, kur isha shtatzënë, ata kishin ardhur në shtëpi, se s’mund të bënim nga këto gjëra. Edhe ne vetë s’e besuam, nuk e di pse, unë isha si e sëmurë, edhe i thashë se si jam. Ata kishin ardhur në shtëpi, më kishin kërkuar, që për ditëlindjen e Benit, shkojmë tek një doktoreshë dhe i thotë Beni s’është mirë, ajo sa më shikon thotë ‘je me barrë’, Beni tha ‘jo me çne’. S’ishim martuar dhe i vinte turp. Kur i thashë mamit ajo tha shyqyr se gjithë këto vite.
Erjona Rusi: Po 15 vite dashuri.
Laxarela Deti: S’kemi bërë dashuri
Erjona Rusi: Pritët ditën e martesës ju?
Laxarela Deti: Ishim fanatikë ne. Kur u fejuam dhe u bë zyrtare.
Erjona Rusi: Sa paskeni duruar
Laxarela Deti: Shumë plasëm.
Top Channel