
Shkatërrimi i një ndërtese pesëkatëshe në qytetin George të provincës Western Cape në maj 2024, që shkaktoi vdekjen e 34 punëtorëve ndërtimi dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, ishte plotësisht i parandalueshëm, sipas një raporti zyrtar të qeverisë së Afrikës së Jugut.
Ministri i Punëve Publike, Dean Macpherson, deklaroi se rrëzimi ishte pasojë e disa dështimeve të shumta, duke përfshirë përdorimin e materialeve të dobëta, plasaritje strukturore dhe hapësira të dukshme në ndërtesë.
Raporti zbuloi se shqetësime serioze për sigurinë ishin ngritur që një vit para katastrofës, madje edhe oficeri i sigurisë kishte dhënë dorëheqjen në shenjë proteste, por puna vazhdoi pa ndërprerje.
Punëtorët raportuan se ndjenin dridhje në strukturë dhe u kërkohej të mbulonin vrimat me rërë.
Ministri Macpherson kërkoi llogaridhënie penale për përgjegjësit dhe tha se hetimet policore vazhdojnë, por ende nuk ka arrestime.
Shumë prej atyre që mbijetuan përballen me trauma, shpenzime mjekësore dhe vështirësi ekonomike, raporton BBC.
Top Channel