
Një udhëtim në kohë që rikthen në vëmendje një nga hapësirat më të veçanta që ka pasur ndonjëherë qyteti i Shkodrës: pazarin e famshëm, zemrën e dikurshme të tregtisë dhe jetës urbane.
Ekspozita “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese”, çeli dyert në ambientet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.
Ekspozita rrëfen historinë vizuale të pazarit me te madh ne Ballkan ne shekullin e 19-të.
Në zemër ishte Bexhisteni, një treg i mbuluar i madh me 40 dyqane dykatëshe që tregtonin ar dhe bizhuteri. Shkodra përmes këtij pazari që arriti kulmin në shekullin e 19-të u bë një qendër e madhe në një botë më të gjerë nga Selaniku deri në Edrene e deri në Venedik.
Por koha ndryshoi. Rrugë të reja tregtare u hapën. Erdhën përmbytjet. Pastaj, në shekullin e 20-të, filloi shkatërrimi sistematik i pazarit ku kishte ndikim regjimi komunist. Dhe ngadalë, pazari u zhduk nga harta.
Por jo, nuk u zhduk nga kujtesa. Ndër emrat e lidhur me këtë botë të humbur është Palok Laca, i njohur për tregtinë me veshje tradicionale, arkëza dasmash të pikturuara me dorë dhe argjendari.
I lidhur me elitën katolike të qytetit. Veprimtaria tregtare e Palokut la gjurmë transnacionale pasi objekte nga tregtia e tij përfunduan kudo në Europë dhe tani ruhen në Hungari
Stërnipi i Palok Lacës, sot një stilist i njohur tregon se edhe vetë familja nuk ishte në dijeni se në punimet e paraardhësit të tij ruhen në muzetë europian.
Ekspozita erdhi m mbështetjen e ambasadave të Hungarisë, Holandës, Instituti i Antropologjisë, Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe nga Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Top Channel