Drejtori sportiv i Interit shpalos planet e zikaltërve për merkaton e verës, Ausilio: Asllani meriton të luajë më shumë, na pëlqen Lookman

19/07/2025 09:54

I ftuar në eventin bamirës të United në dobi të Fondacionit ‘Le Stelle di Marisa ETS’, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit bëri një vlerësim të tregut të transferimeve të zikaltërve, duke konfirmuar interesin e tyre të fortë për lojtarin e Atalantës, Ademola Lookman.

“Na pëlqen Lookman, kemi folur me Atalantën, por nuk do të angazhohemi në negociata të lodhshme. E njëjta gjë vlen edhe për Leonin”, tha Ausilio.

Drejtori sportiv i Nerozzurrëve ka siguruar Calhanoglun dhe Frattesin, pavarësisht thashethemeve për largim: “Calhanoglu po qëndron, ai nuk ka kërkuar kurrë të shitet. Frattesi nuk mund të shitet, ashtu si edhe Thuram”.

“I kemi thënë se pas tre vitesh, është e drejtë që ai të luajë më shumë”, tha ai për Asllanin, mesfushorin e Kombëtares.

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Atalantën, të bazuar në respekt dhe miqësi. Kemi folur dhe kemi ndarë pritshmëritë tona. Na pëlqen shumë Lookman, do të donim të përpiqeshim ta nënshkruanim, por ai është i Atalantës dhe do të duhet të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje, nuk do të angazhohemi në negociata pa fund. Ajo që ka rëndësi është ajo që dëshiron të bëjë klubi i Bergamos. Alternativat? Nuk mund të mendosh të punosh në disa drejtime, gjithsesi kjo është e preferuara jonë. Nëse nuk mund të firmosim me Lookman, do të punojmë për të tjerët”, tha drejtori sportiv i Interit

Ausilion tha se nuk ka frikë se do ta humbasim Denzel Dumfries, i cili është shënjestruar nga Barcelona me një klauzolë lirimi prej vetëm 25 milionë eurosh, të vlefshme deri më 31 korrik.

“Jo, nuk ka pasur kurrë asgjë, asnjë telefonatë, asnjë interes. Konfirmoj se ekziston kjo klauzolë e pazakontë. U dha në një kohë vendimtare në lidhje me nënshkrimin e lojtarit, pothuajse në fund të kontratës së tij. Ne rrezikuam ta humbnim falas. Bëmë një punë të mirë duke e rinovuar atë dhe papritmas ai është rikthyer në performancë jashtëzakonisht të mirë. Kjo klauzolë i’u frikësoi më shumë se ne, por ne jemi të qetë. Kjo klauzolë do të hiqet së shpejti dhe ne do të vazhdojmë punën”, shpjegoi Ausilio

Për mbrojtjen e zikaltërve, favoriti është Leoni i Parmës, një lojtar i ri me potencial të jashtëzakonshëm.

“Leoni është një lojtar i ri me potencial të madh, një talent. Ai ka treguar tashmë cilësi të shkëlqyera që trajnerët i njohin”, shpjegoi drejtori sportiv i Interit.

Interi është gati të mirëpresë lojtarë të rinj, por duhet të marrë në konsideratë edhe largimet.

“Tregu i transferimeve nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët që vijnë, por edhe me ata që largohen. Ka disa rregullime që duhen bërë sepse nuk mund të kemi një skuadër prej 30 lojtarësh”, shpjegoi Ausilio për Sky Sport.

“Kemi marrë disa vendime dhe të gjithë lojtarët që largohen janë informuar. Është e qartë, e ndershme dhe transparente, ata që duhet të shikojnë përreth e dinë tashmë. Duhet të ketë shumë qartësi, duhet t’i japim Chivu-së një ekip shumë konkurrues”, shtoi ai.

“Nuk e di nëse ishte një veprim i zgjuar të bëja kaq shumë marrëveshje. Interi tashmë i ka bërë lëvizjet e veta, Zaleëski e meritonte këtë mundësi. Pio Esposito është i mirë dhe do të luaj mirë. Të gjithë kanë qëndruar. Interi nuk është dobësuar aspak, ne dimë si ta përmirësojmë skuadrën. Për gjithçka është rënë dakord me Marottën, stafin dhe trajnerin. Do t’ua bëjmë lojtarëve tanë të kuptojnë menjëherë se cilat janë objektivat tona, të cilat nuk do të jenë kurrë më të ulëta se ato të viteve të kaluara”, iu siguroi Ausilio tifozëve zikaltër, pas një sezoni të vështirë pa trofe.

Top Channel