Arti në vilën e ish-diktatorit, artistë nga e gjitha bota prezantojnë punimet bashkëkohore

19/07/2025 20:03

Artistë nga Shqipëria, Gjermania, Rumania e Bangladeshi, që prej tre muajsh kanë vijuar punën e tyre artistike në Studiot e Hapura në Vila 31 X Art Explora, prezantojnë këtë fundjavë punimet e tyre.

Në çelje të edicionit të dytë, vizitorët shijuan artin bashkëkohor në ish-rezidencën e diktatorit, e shndërruar në një hapësirë dedikuar kulturës.

Pjesë e eventit janë filma, performanca dhe punëtori: një mundësi për të eksploruar praktika të ndryshme artistike.

Video-instalacionet nga Mona Vătămanu & Florin Tudor dhe një  performancë zanore nga Genc Elezaj, krijuar nga Erdiola Mustafaj  pas punës kërkimore mbi historinë orale të Çamërisë tërhoqën vëmendjen e publikut në ditën e parë të edicionit të dytë të Vila 31 dhe Art Explora.

Programi vazhdon deri të dielën në mbrëmje, me aktivitete për fëmijë dhe të rritur.

Top Channel