Viktimë e mashtrimit online! Pasi i dërgoi 30 mijë euro, burri udhëton 700 km “për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze”

18/07/2025 20:34

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar një grua që ai besonte se do të bëhej gruaja e tij, vetëm për të zbuluar se kishte rënë pre e një mashtrimi në internet.

Michel mbërriti më 9 korrik në shtëpinë e Sophie Vouzelaud, një ish-miss franceze dhe finaliste e konkursit “Miss France 2007”, në qytetin Saint-Julien, në jug të Francës. Por në vend të dashurisë së tij të supozuar, ai u përball me bashkëshortin e saj të vërtetë, Fabien, raporton BBC.

Unë jam bashkëshorti i ardhshëm i Sophie Vouzelaud”, i tha Michel. “Epo, unë jam ai aktuali”, iu përgjigj Fabien.

Michel, një i ve prej katër vitesh, kishte biseduar për disa javë në WhatsApp me dikë që e besonte të ishte Sophie. Në atë periudhë, ai kishte dërguar rreth 30.000 euro përmes transfertave, duke besuar se po ndihmonte të dashurën e tij të ardhshme.

Jam një budalla”, i tha ai çiftit, ndërsa mendonte rrugën e gjatë për t’u kthyer në shtëpi.

Fabien më vonë ndau një video të momentit të takimit, e cila u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke bërë që historia të tërheqë vëmendjen e mediave.

Top Channel