
Një i papunë me kemp invaliditeti që kërkon të bëhet deputet. Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i renditur i 9-të në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet po rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt.
Dorëheqjet e kandidatëve të listave të mbyllura nuk janë të përjetshme. Ligjërisht ato bëhen të pavlefshme deri në fjalën e fundit të KQZ-së.
“Nëse pas dorëheqjes ndërron mendje, i lind e drejta të kërkojë mandatin. Pra është në lojë. Njihet deri në momentin që komisioni I zgjedhjeve shpërndan mandatet”, u shpreh Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ.
Përfshirja e familjarëve në listat e mbyllura si një taktikë e pazakontë politike me qëllimin për të luftuar sistemin zgjedhor, nuk rezultoi e suksesshme me vetëm një mandat të fituar nga bashkëpunimi LAPAJ-SHABANI. Madje u bë shkak për shpalljen e divorcit publik, duke përdorur gjuhë denigruese.
“Nuk vlen të bëjmë gjyqtarin kush është fajtor. Por treguan se nuk e kishin seriozisht, edhe të gjithën e kishin si luftë për pushtet, të bëheshin deputet e të kishin karrierë politike”, tha Kume.
Karrigia në risk në Kuvend e Adriatik Lapajt si më të votuarit nga koalicioni, mund të shpëtohet vetëm nga Ana Dajko e besuara e ‘Shqipëria Bëhet’ e listuara e para e sigurt, mamaja e një anëtari të kryesisë së partisë që në jetëshkrimin e dorëzuar në KQZ prezantohet si, 60-vjeçarja sarandiote me arsim të mesëm.
“Për mua nëse ata hyjnë do jenë kot. Do marrin rrogën. As nuk do flasin ndonjëherë. Një kërpëratë më shumë. Por e keqja më e madhe është dështimi i kësaj përpjekje të shoqërisë shqiptare për një frymë të re në politikë”, përfundoi Kume.
Aspiratës zyrtare së Zeqirit për të qenë hirushja politike, nuk i është bashkuar ende Ana me kërkesat pranë KQZ, pasi siç thonë edhe burime për Top Channel ende ka një shpresë për të ngjitur krisjen mes Lapajt DHE Shabanit, për të zgjedhur kush do të marr mandatin e deputetit e kush, kandidimin për kryetar bashkie.
Top Channel