Vijon aksioni për shuarjen e flakëve në Drenovë
17/07/2025 09:08
Aksioni për shuarjen e flakëve në Drenovë ka filluar qe në orën 6 të mëngjesit të sotëm.
Përveç 40 trupave të Forcave të Armatosura, i është bashkuar edhe helikopteri Cougar i cili po operon në zonë prej një ore.
Në terren pritet të zbresë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Haki Çako.
Top Channel