Video/ Në qendër të vëmendjes këtë merkato vere, Muçi futet në fushë dhe gjen menjëherë golin për Besiktasin

17/07/2025 20:29

Ernest Muçit i kanë mjaftuar vetëm 8 minuta në fushë për të gjetur rrjetën në ndeshjen miqësore të Besiktas ndaj ekipit sllovak FC Petrzalka.

Muçi u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, në një moment kur ekipi turk po humbiste 0-2.

Me energjinë dhe instinktin e tij të zakonshëm, 23-vjeçari përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare në minutën e 54-t, kur i rrëmbeu topin një lojtari të Petrzalka-s dhe e dërgoi me saktësi në rrjetë, duke ngushtuar shifrat në 1-2.

Edhe pse realizoi në miqësore, Muçi ende nuk shihet në planet e Besiktasit për sezonin e ri, me sulmuesin shqiptar që mund të nisë një aventurë të re këtë verë.

Top Channel