“Në maj morëm informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën”, Osmani i përgjigjet edhe Grenellit: S’kam interpretuar deklaratat e Trump

17/07/2025 19:16

Presidentja e Kosovёs tё enjten ka njoftuar se nё fund tё muajit maj, institucionet e vendit kanё marrё informacione pёr tendenca tё pёrshkallёzimit nga ana e Serbisё.

Vjosa Osmani, bёri tё ditur se kёto lёvizje ishin tё ngjashme me ato tё vitit 2023, nё kohёn kur ndodhi sulmi terrorist i Banjskёs.

“Ato tё fundit tё majit kanё qenё ato tё cilave iu kam referuar sa kam qenё nё SHBA, sepse kanё qenё mё specifike, kanё qenё lёvizje mё specifike, tё cilat i kanё pёrngjarё lёvizjeve qё ne i kemi parё nё 2023”, tha Osmani.

Presidentja, pas kёtyre informacioneve tha se ka pasur mobilizim tё institucioneve e po ashtu ka njoftuar aleatёt.

“Nё fund tё muajit maj kemi marrё informacione tё reja specifike, lidhur me veprimet e Serbisё, nё kufi me Kosovёn, menjёherё pas marrjes sё kёtyre informatave, kam pasur takime me institucionet e sigurisё tё cilat mё raportojnё si presidente, jemi siguruar qё çdo institucion nё Kosovё, si gjithmonё ka mobilizimin e duhur pёr mbrojtjen e vendit. Po ashtu, menjёherё kam ndarё kёto informata me aleatёt tanё tё sigurisё duke kёrkuar mbёshtetjen e tyre pёr ta ndalё pёrshkallёzimin e planifikuar nga ana e Serbisё”, tha Osmani.

Presidentja Osmani ёshtё pyetur edhe pёr akuzat e Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, i cili tha se Osmani po manipulon me fjalёt e presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo tha se vetёm ka vlerёsuar punёn e Trump si paqebёrёs nё botё.

“Nuk kam interpretuar deklarata tё Presidentit Trump, por e kam treguar se si e kam kuptuar unё si presidente e Republikёs sё Kosovёs. Unё kam dhёnё vlerёsim pozitiv pёr presidentin Trump, nuk dua tё komentoj se si e kanё komentuar tё tjerёt pastaj deklaratёn time”, tha ajo.

Presidentja e Kosovёs, Vjosa Osmani ndёr tё tjera tha se tendecat pёr pёrshkallёzim nga Serbia janё tё vazhdueshme, por nuk ka nevojё pёr panik.

Ndёrkohё, Presidenti i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, Donald Trump nё vazhdimёsi deklaron se ka parandaluar pёrshkallёzimin e situatёs mes Kosovёs e Serbisё.

Top Channel