Ishte me pushime në Durrës, 15-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt
17/07/2025 10:33
Mbrëmjen e djeshme , rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi, një 15-vjeçar, shtetas polak.
Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Top Channel