
Një 36-vjeçar është arrestuar në Mamurras të Kurbinit, pasi tentoi të vidhte një dyqan.
Antonio Muka, hyri i maskuar dhe me kapuç, për të vjedhur në një dyqan, pasi theu me çekiç xhamin e derës gjatë natës.
policia ka sekuestruar çekiçin, maskën dhe kapuçin, teksa pas denoncimit arritën ta kapnin në flagrancë autorin.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në dyqan, autorin e dyshuar, me maskë dhe me kapuç, duke mbajtur një dorë një çekiç me të cilin dyshohet se kishte thyer xhamin e derës së dyqanit.
Nga veprimet hetimore u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel