
17/07 22:56
Dinamo ka zbuluar kundërshtarin që do të ketë përballë në turin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës.
“Nëndetësja” do të ketë përballë kundërshtarin modest nga Andorra, Atletic Escaldes, e cila mundi me rezultat të përgjithshëm 5-2 Dudelange.
Ky ekip nuk është i panjohur për ekipet shqiptare, pasi përpara dy vitesh, eliminohej nga Partizani në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, me rezultatin e përgjithshëm 5-1 për “Demat”.
Dinamo kaloi në turin e dytë pa luajtur, për shkak të vendimit të UEFA-s për të mos lejuar pjesëmarrjen e irlandezëve të Drogedës në këtë kompeticion.
Ndeshja e parë do të luhet në Andorra më 24 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Shqipëri.
Top Channel