Pas 4 muajsh në paraburgim, dënohet Imamoglu, 1 vit e 8 muaj burg për kryebashkiakun e Stambollit

16/07/2025 13:50

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu u dënua sot me një vit e tetë muaj burg, pa asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.

Në mënyrë specifike, Imamoglu u dënua me një vit, 5 muaj e 15 ditë burg për “fyerje publike të një zyrtari publik” dhe dy muaj e 15 ditë për “kërcënime”.

Gjykata e liroi Imamoglun nga akuza për “shënjestërimin e individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit”.

Imamoglu u arrestua më 25 mars pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale. Pas arrestimin të kryebashkiakut të Stambollit, nisi një valë aerrestimësh ndaj dhjetëra administratorësh dhe kryetarësh të tjerë të Stambollit.

Qytetarët e Stambollit protestuan për ditë me radhë pas arrestimin të kryetarit të tyre të bashkisë, që çoi në arrestime të shumta gjatë përplasjeve te protestuesve dhe policisë turke.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta