Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe tetë biznese të dëmtuara 787 aplikime për Paketën e Maleve janë bërë në vetëm 5 ditë, nismë që synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe hartën.
“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë.
Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal a në zonat kodrinore të vendit, për një bujtinë, një agroturizëm, një hotel malor, një fermë apo një linjë agropërpunimi, janë të ftuar të aplikojnë dhe ndërtojnë ME LEJE, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë“-shkruan Rama.
Top Channel