Në gjurmët e Maradonës dhe Messit, Barcelona i beson Lamine Yamal fanellën legjendare me numrin 10

16/07/2025 18:49

Lamine Yamal, talenti 18-vjeçar që ka mahnitur botën e futbollit me shpërthimin e tij te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle, do të bëjë një hap të madh simbolik në karrierën e tij.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ai do të mbajë fanellën legjendare me numrin 10, që më parë e kanë veshur emra si Maradona, Ronaldinho, Rivaldo, dhe Lionel Messi.

Vendimi është konfirmuar nga klubi katalanas, që e sheh Yamalin si trashëgimtarin e natyrshëm të fantazistëve historikë të “blaugranave”. Zgjedhja e numrit 10 përfaqëson më shumë sesa thjesht një numër – është një barrë dhe një përgjegjësi, por edhe një besim i madh që Barcelona i jep një prej lojtarëve më premtues të brezit të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Fanella me numrin 10 është mbajtur nga disa prej ikonave më të mëdha në historinë e Barcelonës. Mbi të gjitha, ajo lidhet ngushtë me Lionel Messin, i cili e mbajti për më shumë se një dekadë dhe e ktheu në një simbol global të kreativitetit, golave dhe madhështisë.

Tani, Yamal – i cili shkëlqeu në EURO 2024 duke ndihmuar Spanjën të arrijë deri në finale – është gati të shkruajë kapitullin e tij në këtë histori të lavdishme.

Megjithëse vetëm 18 vjeç, Yamal ka treguar pjekuri dhe talent të jashtëzakonshëm në fushë. Me këtë hap të ri, Barcelona e vendos plotësisht në qendër të projektit të saj për të ardhmen.

Top Channel