Gjendet pa jetë i moshuari në një përrua në Elbasan, dyshohet se…
16/07/2025 13:41
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një person i moshuar është gjetur i pajetë në zonën e përroit të Zaranikës.
Sipas ekipeve të urgjencës i moshuari i pajete ka pasur shenja djegie ne trup. Do të jetë mjekësia ligjore e cila me pas do te përcaktoje shkaqet përfundimtare te vdekjes.
Dyshohet se i moshuarit i ka vënë zjarrin një masivi me shkurre në afërsi të Zaranikës dhe aksidentalisht është djegur.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës.
Top Channel