
Pas disa seancash të dështuara, zhbllokohet gjyqi i Plumit të Artë.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, Skerdi Tasi po jep shpjegime para gjykatës.
Ai rrëfeu sesi e ka njohur Henrik Hoxhajn dhe sesi ka marrë porositë për vrasjen e një personi në Fier.
Tasi: Shtetasin Henrik Hoxhaj e kam njohur nga një shok i përbashkët. Për herë të parë jemi takuar në 2017. Shoku Viron Tavanxhi me takoi me Hebrikun për të bërë ekzekutimin e një personi në Fier.
Henriku kishte të gjitha të dhënat e atij personi. Ai rrinte afër rreth rrotullimit të parkut në Fier. Për ngjarjen Hebriku kishte një makinë “Alfa Romeo” të blerë në Fier. Henriku kishte dhe një armë pistoletë automatike.
Ditën e ekzekutimit, Henriku më thirri dhe më tha se porositësi i kishte thënë “shumë po e zgjasni atë punë”. Dolëm dhe e gjetëm atë njeriun në një lokal.
Unë mora armën dhe shkova atje. Ai personi e kuptoi që isha për të. Ai u çua në këmbë, bërtiti me të madhe dhe u shtri poshtë. Unë mendova se e qëllova.
Pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit. Pistoletën e kam hedhur në Gjanicë. Porosia e Viron Tavanxhi ishte për ekzekutimin e Gim Boriçin. Unë e njihja, kisha dëgjuar për të në Fier.
Unë njihesha prej vitesh me Vironin. Në 2017 ai më kontaktoi për të vrarë Agim Boriçin. U realizuan veprimet, por në vitin 2018. Ndërsa në 2017, unë takohesha përditë me Henrikun. Gjatë kësaj kohe ai më tha se kishte marrë përsipër edhe një punë tjetër, ekzekutimin e Hajredin Beharit. Hënriku kishte foto të tij. Ai rrinte tek një lokal përballë shtëpisë, si edhe kishte një dyqan ku shiste vajra makine.
Top Channel